Rama, apel Berishës: Dorëhiqu, lër popullin të zgjedhë qeverinë që do

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, duke garantuar se demonstrata nuk ka asnjë lidhje me dhunën e shkatërrimin dhe as me marrjen e oushtetit me dhune, ka përsëritur apelin ndaj Berishës për të lënë në tryezë dorëheqjen e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, Rama i ka quajtur absurde deklaratat e njëpasnjëshme, të kreut të qeverisë, zëvendësit të tij, Meta e së fundit edhe ministrit të Mbrojtjes që aludojnë për trazira e nxitje bandash.

“Saliu duhet të vërë në tryezë dorëheqjen për të nisur më pas dialogun dhe për të kërkuar kompromisin politik në mënyrë që të nisë shërimi i këtyre plagëve të krizës që po thellohet përditë” theksoi Rama.

Sipas Ramës, Berisha ka frikë nga populli, ndërkohë që demonstrata e nesërme është që qeveria të mos shqelmojë nga halli, mos vrasë më tej ëndrra e shpresa shqiptare por të largohet, të pranojë zgjedhje të reja, si të vetmen rrugë nga kriza që nuk e shkaktoi opozita dhe që nuk ka pse e paguan populli, që mban në kurriz një tufë kusarësh që i ka parë e dëgjuar duke vjedhur e pastaj duke e gënjyer derrce për montazhe.

“Opozita, do vetëm atë që kërkon populli, përmes demonstrates nuk kërkojmë përmbysje të pushtetit me dhunë dhe marrjen e pushtetit pa zgjedhje, duam largimin e qeverisë, garantimin e votës, demokraci në kuvend dhe zgjedhje të reja, të fitojnë ata që populli zgjedh”- tha Rama.

Panorama ONLINE

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.