Mp3 shqip - Videoklipe - SmS Falas

March 2, 2008

Julian Deda duke pritur Portokalli

Filed under: Vip - at Shqiptar — regaton @ 1:19 am

Sezoni i spektaklit të humorit “Portokalli” ende nuk ka filluar dhe aktorët tashmë janë disi më të lirshëm. Kjo ju jep mundësinë që gjatë ditës ata të pijnë dhe ndonjë kafe me miqtë, gjatë atij orari që më parë as që bëhej fjalë të lëvizje nga provat. Kështu ndodh edhe me Juli Dedën, një nga personazhet më të dashura në “Portokalli”, pjesëtar i grupit “The SHBLSH” i cili në këtë moment është kapur nga paparaci ynë duke dalë nga një kafene përballë televizionit “Top Channel”. Si gjithmonë në veshje Juli duket sportiv, duke preferuar gjithmonë pantallonat apo bluzat me ngjyrë të çelët siç janë dhe në këtë rast, portokalli. Por gjithsesi, puna e stafit vazhdon madje në ditët në vijim do të jetë edhe me shumë intensitet për përgatitjen e skeçeve të reja, personazheve apo roleve të rinj, për të ofruar atë që ne presim çdo të dielë mbrëma, varietenë e humorit “Portokalli”.

No Comments »

No comments yet.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URL

Leave a comment

You must be logged in to post a comment.

Powered by WordPress