Anxhela Peristeri zhvishet tek pishinat ne Mullet
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe përderisa qe ne moshen 15 vjeçare nisi te bënte gjithë gjërat qe dëshironte te bënte, me një vrull te papare. E nisi qe ne Korce, ne qytetin e saj te lindjes, aktivitetin e saj. Nuk la koncerte e festivale pa u prezantuar dhe kështu u be një cupke e famshme brenda rrethit te vogël te artisteve te vegjel te qytetit. Por Anxhela nuk donte te ishte si gjithë te tjerët. Me atë energjine dhe forcen prej fëmijë, qe do gjithçka, arriti ta terheqe pothuajse përdore familjen e saj drejt Tiranës: destinacionin e vetëm ku do të mund te niste gjithçka nga fillimi. Liceu Artistik i Tiranës sigurisht qe do t’i jepte shumë me shumë mundësi se ai i qytetit te saj ndaj dhe prindërit nuk ia bene me dysh. Dhe vajza do t’ua shperblente sa hap e mbyll sytë gjithë këtë levizje te madhe. Jo pse do të renditej nder nxeneset me te rregullta te Liceut, as pse do të mesonte t’i binte shumë bukur violines, as pse mori pjesë ne një spektakel bukurie por sepse do të dinte ta gjente vete rrugën drejt artit të madh, drejt spektakleve te mëdha. Spektakli i çdo të diele “Telebingo” do të ishte starti i parë për te. Të vetemen mundësi, qe i dhanë, për te kenduar, edhe live, Anxhela s’do ta humbiste kurrësesi. Perkundrazi kamerat qe trasmetonin drejpersedrejti spektaklin do t’i sherbenin për te shfaqur gjithë talentin e saj. Karaoket qe nisen te organizoheshin nga Gjebrea ishin një shans i mirë aq sa ajo nuk do t’ua leshonte lehtë mikrofonin te tjerëve nga duart. Cupka e vogël, edhe pse ishte rritur pakëz, donte te ishte sërish ndryshe nga te tjerët. Dhe ia arriti. Nga një prej vajzave ta zakonshme te korit të madh te vajzave, u evidentua si një talent me shumë. Ndaj jo me kot erdhi një moment qe organizatoret i besuan te drejtonte se bashku me Bledi Strakoshen disa prej edicioneve te “Telebingos Kombëtare”. Vajza e bukur, lozonjare dhe e shkathet kishte bërë “bingo” për të ardhmën e saj. Po atë vit, kur ende nuk kishin kaluar shumë muaj nga prezantimi ne “Miss Albania 2001″ kur ajo nuk do të ishte me thjesht si vajza e Telebingos me atë buzqeshjen karakteristike e kembet e gjata, por si këngëtarja Anxhela Peristeri. Konkurimi me një këngë te Miron Kotanit ne festivalin “Kënga magjike 2001″ ia dha te drejtën ta gezonte këtë status të ri. Një rrjedhe e mbarë, qe do ta kishte zili çdo vajzë e moshes se saj. Por qe Anxhelen nuk e joshi dhe aq. Ndoshta pse kur kishin marrë udhën e shpernguljes nga Korça ajo dhe prindërit e saj kishin synuar qe te arrinin majen. Të cilës Anxhela i është afruar shumë pranë ne këtë vitin e fundit, pasi do t’i duhej te kalonte dhe një eksperiencë ne festivalin e madh te muzikes ne RTSH, te provonte shijen qe te le ftesa për te qenë një nder shumë kengetaret e njohur nëpër koncerte apo tur koncertesh ne qytete të ndryshme te Shqipërisë dhe jashtë saj, deri sa mberriti ne një çast te tillë kur punën dhe karrieren e saj të mos e drejtoje me vete ajo por një menaxher.
Ka përfituar nga qetësia e mesditës në pishinën e “Venue
Park” në Mullet për të zgjidhur rrobat e plazhit dhe
për të shijuar më mirë rrezet e diellit, duke menduar se
askush nuk po e shihte.
Por këtu ka rënë në objektivin e paparacit tonë. Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila thuajse
prej një viti jeton në Greqi, duket se ka preferuar Shqipërinë për të pushuar pak ditë. Ndoshta duke menduar,
që ishte harruar edhe nga fotografët e gazetarët, të cilët
duket se ishin lodhur duke u marrë sidomos me jetën e saj
private, këngëtarja së bashku me një mikeshë, pasi kanë pirë
një kafe te “Juna” pranë Librit Universitar, mesditën e së
premtes së shkuar kanë vendosur të kalojnë disa orë në
pishinën e “Venue Park”, në Mullet, një zonë jo shumë “e
populluar”, nga fotografët. Por atëherë kur ka menduar
se askush nuk po e shihte, Anxhela ka qenë vazhdimisht
nën fokusin e paparacit tonë, që ka realizuar një seri fotografish të këngëtares, që nga momenti kur ajo ka zbritur
nga makina e shoqes së saj, si dhe gjatë kohës së relaksit në zhezlong. Në shoqërinë e tyre, gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë mashkull. Nga sa shihet edhe në foto, në momentin e fundit Anxhela e ka parë, që dikush po e fotografonte dhe i është drejtuar të ndalet, por atëherë ka
qenë tepër vonë.
PJESËMARRJA NË “KËNGËN MAGJIKE”
Nga sa mësuam ardhja e Anxhela Peristerit në Tiranë
këtë radhë lidhet me një projekt muzikor. Nga njerëz pranë
këngëtares kemi mësuar, se ajo ka qenë në kryeqytet për
pak ditë sepse ka vendosur të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, që zhvillohet në fund të vitit. Por duke qenë se pranimi i këngëve tashmë ka
filluar duket se ky aktivitet e ka impenjuar Anxhelën seriozisht. Nuk dimë se cilët janë Zhvishet Anxhela Peristeri Topless i këngëtares te pishinat e Mulletit
bashkëpunëtorët, që ajo ka zgjedhur për të marrë pjesë në
këtë festival, megjithatë është e sigurt, që do të dërgojë aty një këngë për konkurrim. Në fakt, pas largimit të saj drejt Greqisë, disa muaj më parë menduam se Anxhela do të
shkëputej tërësisht nga jeta artistike në Tiranë, por me sa
duket dëshira për të mos u harruar e rikthen sërish. Sepse
edhe në këngën e saj të fundit në Shqipëri përpara largimit,
përcolli të njëjtin mesazh: “Mos më harro”. Ndërkohë në
Greqi këngëtarja vazhdon të jetë e angazhuar me muzikën
duke kënduar kryesisht nëpër lokalet e natës dhe sipas
miqve të saj është e paguar mirë.
ENDE E PADASHURUAR
Ende e padashuruar. Të paktën kështu tregojnë miqtë e
afërt të këngëtares në lidhje me jetën private të Anxhelës.
Pak kohë përpara largimit nga Shqipëria, Anxhela
Peristeri jetoi edhe ditët e fundit të një lidhjeje të gjatë, me Endrin. Bëhej fjalë për një marrëdhënie të nisur kohë më parë dhe që shpesh mbushi faqet e kronikave rozë të
gazetave shqiptare. Përflitej një ndarje e këngëtares nga i
dashuri e më pas Anxhela, që mohonte gjithçka. Por
ndoshta largësia dhe jeta e Endrit në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës bënë, që kjo lidhje të përfundonte realisht,
ndoshta duke u bërë edhe shkak për largimin e Anxhelës
nga Shqipëria. Miqtë konfidencialë të këngëtares me të
cilët ajo është shoqëruar këto ditë të qëndrimit të saj në Tiranë, thonë se Anxhela tashmë është single dhe e
padashuruar, por kjo jo për shkak të lidhjes dhe nostalgjisë së vjetër. Përkundrazi, duket se ndarja nga Endri e ka bërë t’i kuptojë gjërat ndryshe.