Mp3 shqip - Videoklipe - SmS Falas

February 25, 2008

Big Brother Albania - Hyrja Ines

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 1:58 am

Big Brother Albania - Hyrja Junes

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 1:55 am

Big Brother Albania - Profil Ina

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 1:52 am


YouTube Direktnourl

Big Brother Albania - Profil Ervisi

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 1:50 am

Big Brother Albania - Profil Najada

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 1:48 am

Big Brother Albania - Hyrja e Shkelqimit

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 1:46 am

February 24, 2008

Fillon aventura “Big Brother” Albania

Filed under: Big Brother Albania — regaton @ 4:58 pm

Mbrëmë në “Top Channel”, DigitAlb e DigitAlb Mobile, nisi reality-show i famshëm, “Big Brother”, drejtuar nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani. Formati që serviret është ai origjinali që gëzon një famë të jashtëzakonshme në botë, qysh nga fillimet e tij në vitet ‘90 në Holandë. Në “Top Media”, ai vjen me asistencë të kompanisë “Endemol” që ka të drejtat e këtij reality-show, ndërkohë që patenta për realizimin e tij është blerë nga “Top Channel”. Mbrëmë u ul perdja dhe u shua misteri i pjesëmarrësve. Ata janë 14 gjithsej, 7 femra e 7 meshkuj që variojnë nga 20 deri në 45 vjeç. Ditë pas dite e javë pas jave, ata do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi e pa dyshim që me temperamentin dhe formimin e tyre, do jenë pjesë e një spektakli që do të zgjasë 99 ditë. Në gati tre muaj, ata do të sprovohen në shumë forma, ku më kryesorja është ballafaqimi dhe jeta me njëri-tjetrin. Do ketë miqësi, aleanca, afinitete, por dhe përplasje, antipatia, kundërshti e mospërputhje. Duke llogaritur që të gjithë do merren me njëri-tjetrin në mungesë të televizorit, celularit, librit e deri dhe orës së dorës, “burgu” që do të krijohet do t‘i shndërrojë ata në heronj ose viktima. Dhe këtë, do ta përcaktojnë ata me njëri-tjetrin, ose do të ketë dhe prej atyre që e do zgjedhin me vullnet (për të qenë viktimë), duke u larguar vetë nga shtëpia. Lloji i këtij reality-show i përmban të gjitha ekstremitetet. Në thelb, “Big Brother”, është një laborator psikologjik ku në fund ajo që kërkohet të dihet apo të njihet për çdo konkurrues, është koeficienti i lartë i vitalitetit ku përfshihet durimi, aftësia komunikuese; për të folur ose heshtur, për të përballuar provokime ose për t‘u bërë i dashur për të gjithë. Është pra një lloj minijete që konturohet brenda disa hapësirave të ngushta dhe ku me hir e pahir të ofrohet një fat, mbi të cilin duhet të ngadhënjesh. Në rastin konkret për të fituar 50 mijë euro, që është çmimi i vënë për atë që do të mbetet i fundit në shtëpi. Ambientet e “Big Brother” janë rreth 20m metra katrorë dhe në to ka një soxhorno, banja, disa dhoma dhe një kopsht. Llogaritet që kostoja e organizimit të “Big Brother Albania” në bashkëpunim mes Top Media e kompanisë së njohur “Endemol”, të ketë shkruar në rreth 2 milion euro. Sipas organizatorëve, standardet e realizimit janë më të lartat pa asnjë diferencë më ato që aplikohen në disa vende të botës për reality-shoë-n në fjalë.

Pjesëmarrësit e atyshëm janë përzgjedhur nga katër audicione, në mes të mbi 2 mijë e 500 aplikantëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e disa vende të Evropës ku ka shqiptarë. Janë zgjedhur duke parë tek ata karakteristikat e veçanta dhe shprehitë e ndryshme.

Çdo të shtunë në mbrëmje, nga ora 20.45 e deri në orën 23.30, në një spektakël të drejtuar nga Arbana Osmani, siç publiku e ndoqi mbrëmë, do të eliminohet nga një konkurrent. Votimi për ta do të jetë me sms nga publiku, pasi dy prej tyre të jenë nominuar për t‘u larguar nga shtëpia nga deklarimet e njëri-tjetrit në mënyrë të fshehtë.

E gjithë jeta e atyshme për 99 ditë e net me radhë, do të jetë e vëzhguar nga 60 telekamera. Ndërsa transmetimi do të realizohet me anë të dy regjive. Nga pikëpamja e teknologjisë së realizimit dhe transmetimit, gjithçka i përket fjalës së fundit, thonë organizatorët.

Sakaq, publiku mund ta ndjekë “Big Brother” në dy kanale në DigitAlb e DigitAlb Mobile, si dhe në “Top Channel” çdo ditë nga ora 17.55 e deri në orën 18.05, ku do të serviret për publikun një ekstrat i zhvillimeve ditore.

Reality-shoë “Big Brother”, konsiderohet si ndër më të suksesshmit në botë me një shikueshmëri rekord. Në Shqipëri atë e sjell për herë të parë “Top Media”. Në këtë mënyrë, kjo kompani shënon një tjetër arritje të madhe në fushën e produksioneve televizive dhe spektakleve.

Të dhëna

Cmimi i parë i “Big Brother Albania”, është 50 mijë euro

Kostoja e organizimit të këtij reality-show mes Top Medias e kompanisë “Endemol”, ka shkuar në rreth 2 milion euro

Ambientet e “Big Brother Albania”, janë rreth 2 mijë metra katrorë

Standartet e teknologjisë audiovizuale të realizimit dhe transmetimit, janë të fjalës së fundit

Janë 60 telekamera që rrokin ccdo aspekt të lëvizjeve brenda nga ana e konkurrentëve, të lidhura me dy regji.

February 19, 2008

Teuta Selimi Mp3

Filed under: Mp3 Shqip — regaton @ 12:44 am

Teuta Selimi - Djale i mre

Teuta Selimi - Do ta them ne sy

Teuta Selimi - E din

Teuta Selimi - Mallkuar qofte

Teuta Selimi - Me nuk jemi pa

Teuta Selimi - Smundem me u nda

Teuta Selimi - Ste vjen keq

Teuta Selimi - Zemer

Vesa Luma mp3

Filed under: Mp3 Shqip — regaton @ 12:40 am

Vesa Luma - Babai
Vesa - Edhe per mu te ket nje zemer
Vesa Luma - Flakareshaa
Vesa Luma - Gabuam te dy
Vesa Luma - Me shume
Vesa Luma - Nuk mundem
Vesa Luma feat Genci - Ex relax

Mp3 2008

Filed under: Mp3 Shqip — regaton @ 12:30 am
Bertan
Asllani - Sa e sa her




Bertan Asllani ft Big mama - Po Jo Super


Blero
- Zemer Bosh


Adem
Ramadani - Te un deren e ki hap


Genta
Ismaili - Sa Ilaq


Hekuran
Krasniqi - Me te zeza vesh


Ilir
Shaqiri Violeta Kajtazi


Ingrid
Gjoni - Vitamina


Lori
- Ooh Ooh


Meda
- Adem Jashari

Nora
Istrefi - Xhemile


Pandora
- Kenga e Zagrebit


Shpat
Kasapi - Sonte do te pi


Soni
- Pres Me Shum Nga Ti


Vesa
Luma - Babai


Xeni
- Nje gote raki


Xheki
- Per ty


Zanfina
Ismajli - Nga 1 Tek 10


Zyber
Avdiu - E di se gabon

Vesa
Luma - Nuk mundem


Afrim
Muqiqi - Unaz e Art


« Previous Page

Powered by WordPress